Shembet pallati 4-katësh në Athinë, dyshohet se ndodhi nga gërmimet e një godine që po ndërtohej pranë tij, policia arreston pronarin dhe kontraktorët 30/06 18:52
Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët e zonës.
Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje banorëve të Akrotirit të bëjnë të tregojnë kujdes të shtuar pasi “ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë”.
“Vetëm për banorët e Akrotirit: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Ju lutemi qëndroni brenda deri në informacione të mëtejshme zyrtare. Largohuni nga dritaret dhe fshihuni pas ose nën mobilje të forta. Prisni udhëzime të mëtejshme”, shkruhej në mesazh.
Top Channel