Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet sinjalizojnë fundin e mundshëm të qeverisjes socialiste, e djathta pranë shumicës parlamentare 29/11 21:52
Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian.
Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin.
Pas sulmit, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit logjistik u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.
Top Channel