Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam 08/06 08:37
Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimet e nevojshme me naftë dhe gaz, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.
Sipas raportimeve, deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një mbledhjeje kushtuar situatës në tregun e energjisë.
Sipas Putinit, Moska mund t’u sigurojë vendeve të BE-së furnizimet e nevojshme me energji, por për këtë nevojitet “një sinjal” nga vetë evropianët.
Ai shtoi gjithashtu se Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që do të sillnin për sektorin energjetik përpjekjet për destabilizimin e Lindjes së Mesme.
Top Channel