Barcelona, Flick dhe raporti me Xavi Hernandez: E di të vërtetën dhe e mbaj për vete…
Në kohët e Interit, raportet mes tyre ishin të tendosura. Ajo, Wanda Nara ishte bashkëshortja dhe agjentja e Maurio Icardit. Ai, Luciano Spalletti ishte trajneri i Interit.
‘Për Icardin nuk mund të them veçse fjalë të mira. Më ndihmoi me golat, por në dhomat e zhveshjes mbartte me vete edhe problemet familjare-ka thënë së fundmi trajneri aktual i Juventusit për sulmuesin e Galatasaray emri i të cilit u lidh me atë të klubit bardhezi-ishte sikur jetonte me skuadrën, por kishte një dritare të hapur edhe për botë të tjera. Në atë periudhë atje, vendimet duhet t’i merrja unë, mora një vendim të ashpër ndaj tij, por ai është një djalë i mirë, një djalë i këndshëm dhe një goleador fantastik’
Vendimi i Spallettit në atë kohë ishte heqja e shiritit të kapitenit.
‘Wanda tha se Interi duhet të blinte lojtarët më të mirë që të shënonte Icardi, ishte shkatërruse, një bombë-tregonte vetë Spalletti në autobiografinë e tij-në mëngjesin tjetër erdhën te unë në zyrë disa lojtarë nuk mund të shtiresha sikur s’kishte ndodhur gjë, dobësia e kapitenit tonë quhej Wanda dhe po na çonte në tatëpjetë, duhet të evitoja luftën në dhomën e zhveshjes. I thashë Icardit të kërkonte ndjesë dhe të shpjegohej. Ai refuzoi, thoshte se fliste prokurorja, jo bashkëshortja e tij. Nuk kisha zgjidhje tjetër’.
Dhe pas të gjithë kësaj historie, Luciano Spalletti dhe Wanda Nara u takuan sërish në Milano dhe që të dy ishin të buzëqeshur.
Top Channel