HISTORIKE / Jetoi Luftën e Dytë Botërore, zbarkimin në Hënë dhe shpikjen e iPhone: Tifozja 100-vjeçar tregon pse Messi i kalon të gjithë
Finalja e kampionatit rajonal Mineiro mes Cruzeiro-s dhe Atlético Mineiro-s (1-0) u kthye në një nga ndeshjet më skandaloze të futbollit brazilian.
Takimi do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por edhe për përleshjen e madhe në fund të ndeshjes, e cila solli plot 23 kartonë të kuq. Situata degjeneroi në kaos total në minutat e fundit, kur lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë. Në mesin e të përfshirëve ishte edhe portieri i Atlético Mineiro, Everson, i cili duket se ishte ndër më të dëmtuarit nga incidenti.Në fakt, ishte pikërisht ky lojtar që u bë shkaktar për nisjen e zënkës masive.
Pamjet e tij me fytyrë të gjakosur dhe të plagosur u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë virale. Fotografia e portierit brazilian, i cili do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje, ka tronditur opinionin sportiv.
Top Channel