Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Nicolas dhe Oliver Beggruen 09/03 15:02
Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Prania e tij, si stërnip i aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu, përveç nipërve Berggruen të Moisiut që u nderuan nga UAMD, e bëri dhe më emocionale ceremoninë.
Burkhard është i mirënjohur për rolet e tij, mes të cilave ato në filmat “Komisari Rex” dhe “Të pamëshirshmit”.
Ai mbajti një profil të ulët dhe tejet modest gjatë pranisë në universitet, ndaj pakkush e njohu. Mes të paktëve ishte dhe pedagogja e turizmit Dr. Brunilda Licaj.
Top Channel