Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Sfida mes Tiranës dhe Elbasanit për javën e 27 të Kategorisë Superiore u mbyll në fushën e lojës, por jo në rrugët e kryeqytetit.
Pas përfundimit të kësaj sfide që u fitua nga skuadra verdheblu u regjistruan tensione dhe përplasje me tifozëve të të dyja skuadrave
Një situatë kjo që solli ndërhyrjen e menjëhershme të policisë në mënyrë që situata të mos përkeqësohej teksa disa persona u shoqëruan nga forcat e rendit. Të dy grupimet e tifozëve nuk i kursyen koret fyese në drejtim të njëri-tjetrit gjë që solli edhe këtë tension mes tyre që krijoi edhe kaosin e krjuar në rrugët e Tiranës.
Elbasani me fitoren 1-0 në Selman Stërmasi e sheh veten në vendin e dytë, ndërsa Tirana është gjithnjë e më shumë e zhytur në krizën e saj teksa sheh t’i shfaqet Kategoria e parë në horizont
Top Channel