E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro 01/07 18:03
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto të veçanta nga fëmijëria, me rastin e ditëlindjes së të atit, Dukagjin Lipa.
Në imazhet e publikuara në Instagram, artistja shihet kur ishte fëmijë në krahët e babait të saj, duke sjellë një moment të ngrohtë familjar që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Përveç fotografive të vjetra, ylli i popit ka ndarë edhe disa imazhe të kohëve të fundit, ku ajo dhe babai i saj shfaqen së bashku në skenë duke kënduar.
Në përshkrimin që shoqëronte postimin, këngëtarja i ka bërë një urim të përzemërt të atit të saj, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, shoku im më i mirë. Të dua shumë.”
Top Channel