Pritja mori fund dhe motorët në Albert Park janë gati të ndizen dhe të japin përgjigjet e para për një epokë totalisht të re në Botërorin e Formula 1.

Çmimi i Madh i Australisë që do të nisë këtë të premte dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb, nuk është vetëm gara që ngre siparin e këtij kampionati, por edhe ajo e pagëzimit të një rregulloreje teknike që ka përmbysur të gjitha hierarkitë duke sjellë në pistë makina më të manovrueshme me Njësi Fuqie të Motorit që nuk janë parë ndonjëherë.

Në këtë skenar pasigurie, McLaren i Lando Norris shfaqet si favoritja kryesore kjo falë edhe një vazhdimësie teknike që e lejoi të interpretojë  më mirë se të gjithë të tjerët aerodinamikën e re aktive.

Ferrari, sinjale pozitive

Megjithatë, sytë e botës janë hedhur nga Ferrari dhe bashkëjetesa mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. Makina e re SF-26 ka shfaqur shpejtësi në teste, por menaxhimi i flukseve energjetike në kthesat e pistën e Melborune mbetet e panjohura kryesore për Kokëkuqen Italiane me këtë të fundit që do të duhet të tregojë që e ka besueshmërinë në lartësinë e ambicieve. Në krahun tjetër, Red Bull i Max Verstappen përballet me sfidën që e rrezikon më shumë; debutimin e motorit Ford që ka shfaqur nivel të lartë paraqitjeje dhe besueshmërie në testet e Bahreinit.

Problemet e Aston Martin

Nuk mungojnë hijet, siç është rasti i Aston Martin me Adrian Newey si Shef Skuadre me skuderinë britanike që po lufton me vibracionet strukturale që shqetësojnë jo pak dhe që kanë vënë në provë të fortë rezistencën fizike të pilotëve. Është krijuar ndjesia që debutimi me motorët Honda mund të jetë më i vështirë nga sa është menduar. Kuriozitet të madh ka edhe për debutimin e Audit apo edhe Cadillac, ndërkohë që në përgjithësi është krijuar përshtypja se ajo që do të zhvillohet këtë të premte do të jetë si një lojë shahu e luajtur në kufirin e konsumit elektrik dhe me aftësitë e përshtatjes ndaj profileve të reja përsa iu përket krahëve të lëvizshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB