Real Madrid, konfirmohet dëmtimi në gju i Kylian Mbappe
Në një muaj të vështirë për Juventusin me vetëm 2 fitore në 8 ndeshje(dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve), vjen një lajm i mirë për bardhezinjtë. Weston McKennie, ka nënshkruar kontratën e re me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2030, lajm që u zyrtarizua nga klubi torinez.
Ky i McKennie është një një rinovim i rëndësishëm për bardhezinjtë, që amerikani e meritoi me paraqitjet e tij në fushën e lojës teksa ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asist në këtë sezon pas një vere ku shpesh u pa larg Torinos.
Tashmë në moshën 27 vjeçare, Weston McKennie u transferua te Juventusit në 2020 nga Schalke 04 duke përjetuar një aventurë të shkurtër në 2023 te Leeds. Kontrata e re e amerikanit shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të pagës së tij nga 2.5 milionë euro që përfiton aktualisht në 4 milionë euro plus bonuset.
Kështu, McKennie do të jetë në qendër të projektit të Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm së bashku me Spallettin gjithnjë nëse nuk do të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme që të shkatërrojë këtë projekt.
Pas rinovimit të kontratës, McKennie reagoi dhe publikoi një video në rrjetin social X duke bërw deklaratën e tij të parë duke u shprehur i kënaqur. ‘Përshëndetje tifozë juventinë. Jam shumë i kënaqur që rinovova kontratën time dhe që do të mund të qëndroj ende me ju. Shihemi në fushë!-thoshte McKennie në videon e tij
Top Channel