Teuta dhe Flamurtari ndahen në paqe, skuadrat bregdetare të Superiores e mbyllin në barazim sfidën mes tyre
Manchester City mori maksimumin në Elland Road në ndeshjen me Leeds në sfidën e radhës në Premier League angleze. Skuadra e Pep Guardiolës arriti t’i imponohet skuadrës vendase duke e mundur me rezultatin 1-0, një fitore që i jep mundësinë që të vijojë me presionin ndaj Arsenalit kryesues.
Në pjesën e parë portieri Donnarumma ndali gjuajtjen e Aaronson, ndërsa në krahun tjetër Darlow priti gjuajtjen e O’Reilly. Ai që mendoi të zhbllokojë ndeshjen ishte Semenyo në minutat shtesë të këtij fraksioni pas një asisti të Ait-Nouri dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-0 në favor të Citizens.
Në pjesën e dytë, ganezi u bë sërish i rrezikshëm, por ai që shpërdoroi një rast të shkëlqyer shënimi për të çuar rezultatin në 2-0 ishte Marmoush. Në krahun tjetër, Bijol bëri Donnarummën të dridhet në minutën e 88 me një gjuajtje me kokë që shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë. Në fund rezultati mbeti 1-0 për Manchester City që shkon në 59 pikë duke e reduktuar në 2 pikë diferencën me Arsenalin kryesues, ndërsa Leeds mbetet me 31 pikë.
Top Channel