Dusan Vlahovic, është gati të kthehet në fushën e lojës. Pas dëmtimit të shkallës së lartë në aduktorin e majtë në fund të muajit nëntor për të cilën iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, sulmuesi bardhezi po bëhet gati të luajë sërish.

Në fakt, javën e ardhshme, Vlahovic do të jetë sërish në stërvitje bashkë me skuadrën; ngarkesat e punës do të menaxhohen, por objektivi është që ai të jetë në formën më optimale për fazën finale të kampionatit

Një lojtar më shumë për zonën Champions. Me ardhjen në stol të Spallettit edhe sulmuesi eserb dukej i rilindur, por u ndal nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Cagliarin. Me pak me shumë se 2 muaj në dispozicion Juventusi shpreson të gjejë te Vlahovic, lojtarin më shumë në garën për vendin e 4-t që aktualisht është 4 pikë larg  dhe sheh në sfidën e mbrëmjes të së dielës me Romën një moment kyç.

Pavarësisht kontratës që po skadon, Spalletti beson verbërisht te qendërsulmuesi serb, aq sa e konsideron si një armë më shumë për fundin e sezonit. Sepse shpresat për përmbysjen  e Juventusit varen edhe nga golat e tij me bardhezinjtë që tani do të kenë vetëm 1 ndeshje në javë deri në fund të sezonit.

Objektivi është i përbashkët; bardhezinjtë duan të hyjnë në zonën Champions, ndërsa Vlahovic kërkon të mbyllë sa më mirë aventurën e tij bardhezi. Për momentin, kontrata e tij po shkon drejt skadencës dhe nuk është ende e qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Por në orët e fundit, duket se është rihapur një hapësirë për rinovimin që do të jetë me shifra shumë më inferiore me atë që futbollisti ka aktualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB