David Guetta baba për herë të katërt, producenti 58-vjeçar mirëpriti vajzën e tij të dytë me partneren Jessica Lenton

27/02/2026 09:47

David Guetta ka njoftuar lindjen e fëmijës së tij të katërt, teksa producenti muzikor dhe DJ 58-vjeçar mirëpriti vajzën e tij të dytë me partneren e tij Jessica Lenton, duke e ndarë lajmin në një postim të përbashkët në rrjetet sociale.

Në postimin, të publikuar më 26 shkurt, çifti ndau foto nga shtatzënia, baby shower dhe ditët e para të të porsalindurit Skyler. “Mirë se erdhe në botë, Skyler. Sekreti më i bukur që kemi mbajtur ndonjëherë”, shkroi Guetta.

Skyler është fëmija i dytë i çiftit pas djalit të tyre Sean, i cili lindi në mars të vitit 2024. David Guetta ka gjithashtu Angie dhe Tim nga martesa e tij e mëparshme me Kathy Lobe.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB