Ardon Jashari më në fund mund ta thotë pa frikë se si ndihet fizikisht dhe e thotë në një intervistë të tij për Sportmediaset.

‘Po, tani ndihem në 100% të formës dhe po punoj akoma më shumë për të ndihmuar skuadrën për të fituar ndeshjet’-ishin fjalët e futbollistit për të cilin Milani luftoi shumë me Brugge për ta marrë për vlerën e 36 milionë eurove. Prej kohësh pritej që Jashari të shfaqte aftësitë e tij me fanelën kuqezi, por një frakturë në këmbë e pësuar në muajin gusht të vitit të kaluar e pengoi dhe bëri që ai të humbasë të gjithë pjesën e parë të sezonit. Por me kalimin e javëve, mesfushori po rigjen besimin dhe gjendjen optimale të tij siç u pa në ndeshjet me Comon dhe Parmën.

Por në intervistën e tij, Jashari foli edhe për ‘luftën’ e bërë nga Milani e Brugge në tratativat e gjata për transferimin e tij në Milanello.

‘Milani do të thotë shumë për mua-tregon Jashati-kur më thanë se mund të vija në Milano ishte një ëndërr e bërë realitet. pas një tratative të gjatë munda të transferohem në këtë klub magjik’

Vullneti i tij ka pasur një peshë të madhe në bisedimet mes dy klubeve dhe Jashari nuk e fsheh lumturinë e tij.

‘Është një ndjesi fantastike të luash për këtë klub, çdo ditë dhe çdo ndeshje-shtoi Jashari-përpiqem ta shijoj këtë ndjesi për të dhënë gjithçka në fushë dhe shpresoj që çdo tifoz ta bëj të lumtur, por edhe krenar për mua’.

Objektivi mbetet kthimi i Milanit në Ligën e Kampioneve. 

Sigurisht, kualifikimi në Ligën e Kampioneve është objektivi kryesor për këtë sezon-tha Jashari-kur luan në atë kompeticion do të thotë se jeton netë magjike. Është diçka që duhet ta arrijmë të gjithë së bashku’.-shtoi Jashari që më pas nuk i kurseu elozhet për trajnerin Massimiliano Allegri

‘Trajneri është shumë i rëndësishëm për çdo futbollistë. Për eksperiencën, për atë që ka bërë në të kaluarën, për trofetë e fituara , Allegrin vetëm mund ta dëgjosh, sepse e di me saktësi  çfarë është futbolli italian dhe çfarë duhet për të fituar.Është një trajner i madh, e shohim çdo ditë pasionin e tij-tha Jashari.

Dhe në fund një prapaskenë për njohuritë e tij për futbollin italian. ‘Është e vërtetë, në të kaluarën e kam ndjekur shumë futbollin italian, në mënyrë të veçantë Andrea Pirlon dhe Roberto Baggio, por kujtoj më shumë Pirlon dhe stilin e tij të lojës-përfundoi intervistën e tij Ardon Jashari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB