Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së ‘El Mencho’
Java e 25 e Kategorisë Superiore u mbyll këtë të dielë me ndeshjet mes Tiranës dhe Teutës dhe Flamurtarit e Partizanit. Në përfundim të kësaj jave është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë, një përzgjedhje që është bërë nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave
Për formacionin e javës së 25, trajnerët kanë zgjedhur skemën 4-3-3 me portierin e Partizanit Pano Qirko në portë. Në mbrojtje janë përzgjedhur Aboubacar Camara (Bylis), Bruno Lulaj (Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Përgjoni (Teuta).
Përsa i përket repartit të mesfushës, pjesë e formacionit të javës janë Albano Aleksi (Egnatia), Arli Pergjoni (Bylis) dhe Xhoeli Macolli (Teuta). Ndërsa reparti i sulmit përbëhet nga Sekou Sidibe (Partizani), Karim Loukili (Elbasani) dhe Ergis Arifi (Teuta).
Përsa i përket trajnerit, për këtë javë është zgjedhur Mirel Josa që drejtoi Bylisin drejt fitores së rëndësishme me Vllazninë me rezultatin 2-1.

Top Channel