Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me sytë drejt një rekordi historik të botërorëve që mbahet nga një futbollist mitik gjerman
Një grabitje ndodhi mbrëmë në kryeqytetin italian dhe viktima ishte pikërisht mesfushori 24-vjeçar i Romës, Neil El Aynaoui.
6 banditë të maskuar dhe të armatosur me pistoleta thyen portën e vilës ku jeton futbollisti i ri në Via Scevola Mariotti. Ata fillimisht kërcënuan nënën e futbollistit e cila ishte ende zgjuar, më pas ata zgjuan lojtarin e Romës, gruan e tij, vëllain dhe kunatën, dhe i detyruan të gjithë t’i ndiqnin në një dhomë ku i mbajtën nën kërcënimin e armëve.
Banditët plaçkitën shtëpinë, duke vjedhur një orë Rolex me vlerë 6,000 euro dhe disa çanta Louis Vuitton dhe më pas u larguan. Fatmirësisht askush nuk u lëndua. Sapo arriti, policia kreu një kontroll në vilë dhe konstatuan se grabitësit kishin fikur kamerat për të shmangur filmimin, por ata ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e lënies së disa gjurmëve.
Hetimet fillestare zbuluan se grabitësit ishin të organizuar mirë dhe kishin në shënjestër një nga vilat në një kompleks banimi. Nuk është e qartë nëse ata kishin në shënjestër konkretisht futbollistin, i cili është në proces të largimit nga ajo shtëpi.
Sipas policisë banditët morën sende me vlerë që arrin në 10,000 euro. Por frika nga ajo që ai dhe familja e tij përjetuan mbetet prezente.
Banditët u shfaqën pak pas orës 2:00 të mëngjesit dhe alarmi u dha në orën 3:40 të mëngjesit. Grupi hapi rrjetën në dritaren e dhomës së ndenjes dhe më pas, duke përdorur mjete të specializuara, hapi derën prej xhami, për të hyrë në shtëpi.
Familjarët u mbyllën në dhomë, ku u vëzhguan nga disa prej kriminelëve, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre plaçkitën shtëpinë.
Top Channel