Partizani doli me një pikë nga fusha e Vorës në ndeshjen e javës së 28 të Kategorisë Superiore. Skuadra e Oltijon Kërnajës e mbylli këtë ndeshje në transfertë me barazimin 2-2 duke qenë për më tepër edhe në inferioritet numerik.

Pjesa e parë ishte për Vorën që e mbylli atë me avantazhin 2-1. Të dy golat skuadra e Bellait i shënoi pikërisht në minutat e fundit të kësaj pjese fillimisht me Luis Felipe dhe më pas me Chibuike Prestige. Por goli i këtij të fundit u verifikua në sistemin VAR pasi fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje dhe rezultati shkoi në 2-0 për Vorën.

Partizani reagoi dhe shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e Doumbias. Minutat e fundit të ndeshjes ishin plot ngjarje, fillimisht Partizani mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Doumbia, ndërkohë që menjëherë pas këtij momenti Vora bën ‘vetëvrasje’ sportive pasi Chibuike shënoi autogol në portën e tij duke i dhënë mundesinë Partizanit të barazojë ndeshjen në 2-2, një rezultat që i dha 1 pikë skuadrës kryeqytetase që ruan vendin e katërt në klasifikim teksa është me 43 pikë.

Top Channel