Manchester United nuk di të ndalet në Premier League angleze që nga momenti kur drejtimin e tij e mori Michael Carrick. Skuadra e Djajve të Kuq regjistroi ndeshjen e 6 radhazi pa humbje teksa në Goodison Park mposhti Evertonin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 27 me rezultatin e ngushtë 1-0 për të marrë 3 pikë të çmuara që e afrojnë akoma më shumë me vendin e tretë në klasifikim që mbahet nga Aston Villa.

Ndeshja u zgjidh në pjesën e dytë të takimit, pasi e para u mbyll me barazimin 0-0. Ishte një ndeshje ku rastet për shënim nuk munguan nga asnjë prej skuadrave, por momenti kulmor i ndeshjes ishte minuta e 72 kur Benjamin Sesko shënoi për Manchester United duke i dhënë avantazhin 1-0.

Pas këtij momenti Djajtë e Kuq kishin mundësi për të shënuar golin e dytë, por në anën tjetër edhe Everton i kishte shanset për të barazuar, por në fund ndeshja u mbyll 1-0 për Manchester United që shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e 4-t duke lënë pas Chelsea dhe Liverpool, ndërsa Everton mbetet me 38 pikë në vendin e 8.

Shiko këtu golin e Sesko

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB