Video/ Epike në NBA, momenti kur këndohet dhe kërcehet shqip në sfidën Chicago Bull – Indiana Pacers
Lara Colturi e mbylli garimin e saj në slalomin special në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine, në Are të Suedisë
Skiatorja 19 vjeçare u rendit në vendin e 8 në këtë disiplinë në pistën skandinave me kohën 1 minutë 45 sekonda e 44 të qintat.
Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e 6 në këtë zbritje duke e përshkruar pistën me kohën 51 sekonda e 26 të qintat duke lënë pas emra të tillë si Paula Moltzan, Camille Rast, Lena Duerr apo Sara Hector. Ndërkohë, që kjo zbritje u fitua nga kampionia olimpike, Mikaela Shiffrin me kohën 50 sekona e 22 të qintat e ndjekur në vendin e dytë nga gjermania Emma Aicher dhe Katharina Truppe në vendin e tretë.
Në zbritjen e dytë, Lara Colturi e përshkoi pistën me kohën 54 sekonda e 18 të qintat duke e mbyllur garimin e saj me kohën totale prej 1 minutë 45 sekonda e 44 të qintat për t’u renditur përfundimisht në vendin e tete të klasifikimit. Fitorja e slalomit special në Suedi i shkoi pikërisht Mikaela Shifrin e cila la pas gjermanen Emma Aicher në vendin e dytë dhe ëendy Holdener në të tretin
Top Channel