Roma mposht Cremonesen, ruan vendin e katërt, i shkëputet me 4 pikë Juventusit
Barcelona mori një fitore të rëndësishme kundër Levantes duke i “rrëmbyer” kështu Realit kreun e La Ligës.
Pas përfundimit të ndeshjes foli trajneri Hansi Flik: “Ishte shumë e rëndësishme të nisnim ndeshjen herët, të fitonim besim. Ndërsa minutat kalonin, ne u përmirësuam dhe në fund arritëm të fitonim. Të gjithë trajnerët janë kërkues. Ata që luajnë në formacionin titullar duhet ta meritojnë. Kështu mund të përmirësohen të gjithë. Është e rëndësishme dhe pozitive. Patëm mundësinë dhe e shfrytëzuam, por kemi ende shumë rrugë për të bërë. Sot dhamë përgjigjen që na duhej.
Së fundmi, në lidhje me reagimin e Lamine Yamal dhe javën e ardhshme pushim, Flick sqaroi: “Është normale të jesh i zemëruar. Gjëja e rëndësishme është që skuadra fitoi dhe që lojtarë si Bardghji gjithashtu mori pak minuta. Java e ardhshme është vendimtare për ne që të rikuperohemi dhe të përqendrohemi në ndeshjet kundër Vijareal dhe Atletiko”, përfundoi ai.
Top Channel