Harry Kane nuk ndalet kurrë së shënuari gola për Bayern Munich, gjë që e bën atë gjithmonë një lojtarë tërheqës për çdo ekip.

Sipas zërave të fundit të merkatos, Barcelona po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të anglezit nga Bayern Munich, nëse Villajoana fiton në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të klubit. Sulmuesi anglez po shijon një sezon mbresëlënës në Bundesligë, duke shënuar tashmë 28 gola dhe duke dhënë 5 asiste. Raportet sugjerojnë se ka pasur kontakte me ekipin menaxherial të sulmuesit 32-vjeçar, nga katalanasit që kërkojnë t’i shtojnë edhe më shumë cilësi linjës së tyre sulmuese.

Rasti i Kane nuk është i thjeshtë, as nga ana konkurruese dhe as nga ana financiare, me Barcelonën që detyrohet të paguajë një shumë të madhe, pasi vlera e anglezit është rreth 65 milionë euro.

Përgjigja e anglezit ndaj thashethemeve:

“Nuk kam dëgjuar asgjë për interesin e Barcelonës për mua. Vëllai dhe babai im po merren me këto çështje dhe nuk më kanë thënë asgjë. Jam shumë i lumtur këtu te Bayern, i përqendruar te ky sezon dhe karriera ime këtu.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB