Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dyshohet se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.

Në rrugën Kongresi i Lushnjës, afër një fast-food Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.

Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Top Channel