LIVE – Kuvendi/ “Buxheti 2027” dhe “Paketa fiskale” sot për votim, opozita 40 amendamente! Debate për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për gjobat ndaj protestuesve
Avokati Maks Haxhia ka folur në “Top Story” për dosjen e AKSHI-t, lidhur me atë se çfarë ka dalë në pah deri më tani nga hetimet që mbahen diskrete.
Haxhia deklaroi se Ergys Agasi nuk rezulton i punësuar te AKSHI, por është thjesht një biznesmen që nuk është futur te tenderat e AKSHI-t.
Ndër të tjera ai përmendi prokurorët e SPAK ose gjyqtarët e GJKKO, ku ngriti pyetjen ‘a do të konsiderohen grup i strukturuar kriminal nëse kanë komunikime me Agasin?”
“Interesantja është që zoti Agasi nuk është as i punësuar, është thjesht një biznesmen, nuk është futur asnjëherë në tenderat e AKSHI-t, nuk ka kompani në atë fushë, nuk ka marrë asnjë përfitim nga buxheti-financat publike dhe e fusin në grup të strukturuar kriminal lidhur me shkelje të barazisë në tendera, që për mua kjo vepër penale është administrative, mund të ishte shumë mirë “korrupsion në tendera”.
I thonë që ke takuar njerëz të rëndësishëm, por në qoftë se unë konstatoj që zoti Agasi ka kontaktuar prokurorë të SPAK ose gjyqtarë të GJKKO, atëhere edhe ata janë grup i strukturuar kriminal. Të shohim nëse i ka kontaktuar, nuk kam asnjë material nga dosja edhe pse e kam kërkuar”, tha avokati në Top Story.
Top Channel