Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Pas një gjysmë dite në ankth, Juventus dhe Luciano Spalletti mund të marrin frymë lirisht; ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua Gleison Bremer në JMedical nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim.
Stafi mjekësor i Zonjës së Vjetër do të vlerësojë në mënyrë të përditshme mbrojtësin brazilian.
Gleison Bremer, në minutën e 30 të ndeshjes me Galatasaray, la fushën e lojës për shkak të një problemi në kofshën e djathtë. Mbrojtësi bardhezi tentoi të rikthehej në fushën e lojës pas një masazhi që kreu në anë të fushës, por më pas u detyrua t’ia lërë vendin Gattit.
Juventus mori lajme të mira edhe nga Jonathan David që nuk u aktivizua ndaj Galatasaray për një problem fizik; as për kanadezin nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite në Continassa. Sfida e radhës e Juventusit është ajo e së shtunës në Allianz Stadium ndaj Comos së Cesc Fabregas, një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për bardhezinjtë për garën e tyre për një vend në zonën Champions.
Top Channel