LIVE – Kuvendi/ “Buxheti 2027” dhe “Paketa fiskale” sot për votim, opozita 40 amendamente! Debate për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për gjobat ndaj protestuesve
AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuara së fundmi në Shqipëri pas hetimeve të SPAK lidhur me procedurat e tenderave.
Në studion e Top Story, avokati Maks Haxhia tha se sulmi që po i bëhet këtij institucioni do të ketë pasoja për vetë AKSHI-n. Sipas tij, vitin e kaluar nuk u implementuan 500 milionë euro nga buxheti për shkak të situatës.
“Sulmi që i bëhet këtij institucioni, nuk marr përsipër të them ka apo nuk ka probleme ligjore, kjo do të ketë pasoja për vetë AKSHI-n dhe për atë që ndihmon dhe kontribuon në publik për zgjidhjen e problemeve.
Kjo sepse vetëm vitin e kaluar nuk u implementuan 500 milionë euro nga buxheti, se “s’do marrë njeri tendera”, gjë që e çon në kolaps financën.
Prandaj SPAK duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë parasysh jo vetëm ushtrimin e ndjekjes penale, por të mos dëmtojë veprimtarinë e institucionit, të mos hedhë në publik gjëra që sot po konstatojmë se janë të pabazuara” – u shpreh avokati.
Top Channel