Rivaliteti që spikati në sezonin e kaluar në Formula 1 kthehet më i fortë se kurrë; Max Verstappen dhe Lando Norris u bënë protagonistë të një debati në distancë që ndezi testet në Bahrein.

Çfarë tha Verstappen? Piloti holandez komentoi drejtimin e ndërmarrë nga Formula 1 me rregullat e reja duke u shfaqur krejtësisht kundër. ‘Drejtimi i makinës nuk është argëtuese, më shumë bëhet fjalë për menaxhim. E di sa punë bëhet pas kuintave, nuk është e lehtë ta them, por duhet të jem realist; nuk të duket sikur drejton një makinë të Formula 1, më shumë duket si një Formula E me steroidë’-ishte deklarata e 4 herë kampionit të botës

Përgjigjja e Lando Norris. Kampioni i botës nuk e la të kalojë këtë moment duke ndezur polemikat e para sezonale

‘Formula 1 është në evoluim të vazhdueshëm, ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, dhe herë tjetër keq, por nuk jemi të detyruar të rrimë këtu, paguhemi me shifra absurde dhe nuk mund të ankohesh. Ai nëse do mund të tërhiqet-tha Norris-nuk kam për çfarë të ankohem, atij nuk i pëlqejnë këto makina, mua po. Max nuk do të rreshtë të tentojë të fitojë, por mbase do të buzëqeshë më pak…’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB