Çahet argjinatura e lumit Shkumbin nga rrëshqitjet në Elbasan, rrezikohet uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar që ishte i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të kanabisit, janë dënuar me më shumë se 11 vjet burg, pasi hetimet zbuluan se grupi kishte fituar mbi 500,000 paund midis viteve 2023 dhe 2025.
Sipas policisë në Essex të cilës i referohet Top Channel, grupi i udhëhequr nga vëllezërit Sefedin dhe Eldi Tafa, kontrollonte plantacionet e kanabisit dhe siguronin materialet dhe pronat e nevojshme për kultivimin e tij. Ata u ndihmuan nga Servet Dobrushi, i cili merrej me organizimin e shitjes së kanabisit të prodhuar.
Në nivelin tjetër të grupit, ishin Asterjo Sata dhe Reols Havalja, të cilët mbikëqyrnin kultivimet dhe shpërndanin kanabisin dhe fitimet në të gjithë vendin.
Operata e grupit u zbulua pas një hetimi, kur policia gjeti një plantacion kanabisi në Aragon Close, Southend, në mëngjesin e 30 gushtit 2023. Gjatë kontrollit të pronës, u gjetën 446 bimë kanabisi, 5,000 paund në para dhe një portofol që përmbante një patentë shoferi me emrin e Eldi Tafës. Në një ditar të gjetur, ishin të shkruara emrat “Alberti”, “Sefi” dhe “Olsi”, që ishte emri me të cilin grupi e njihte Havaljan.
Në vazhdim të hetimeve, Sefedin Tafa u arrestua në fillim të vitit 2024 në Westcliff. Gjatë kontrollit të makinës së tij, u gjetën 1400 paund dhe një video që tregon një plantacion kanabisi. Gjatë kontrollit të një shtëpie tjetër, u gjetën mbi 27 mijë paund dhe pothuajse 50g kanabis. Po ashtu, u zbuluan 10 kg kanabis në Caerphilly, Uells.
Në qershor 2024, Asterjo Sata u arrestua ndërsa udhëtonte nga Brighton në Southend, ku u gjetën mbi 34 mijë paund, një armë dhe dy telefona. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, u gjetën sende luksoze dhe veshje të shtrenjta. Një hetim më i gjerë zbuloi një plantacion kanabisi të sofistikuar në Rochford Avenue, Westcliff, me një vlerë rreth 35,550 paund.
Përfundimisht, grupi i krimit të organizuar u akuzua dhe, pasi secili pranoi akuzat, u dënuan me dënime të ndryshme. Sefedin Tafa u dënua me 4.5 vjet burg, Asterjo Sata me 32 muaj, Reols Havalja me 23 muaj dhe Servet Dobrushi me 27 muaj burg.
Eldi Tafa është ende në arrati jashtë Britanisë dhe kërkimi për arrestimin e tij vazhdon.
Top Channel