Protesta e opozitës, Ministria e Shëndetësisë njofton: 21 persona në spitalin “Nënë Tereza”, 19 janë efektivë policie
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave.
Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.
Top Channel