“Byroistët ishin xhelatë, por në 46 vite nuk bënë as gjysmën e korrupsionit të drejtorëve të Ramës”, Berisha: Duhet transformim i thellë

07/02/2026 14:14

Nga bashkëbisedimi virtual me qytetarët këtë të shtunë, Sali Berisha tha se ky sistem qeverisës duhet transformuar, teksa e krahasoi me “byroistët”.

“Ata ishin xhelatë”-tha Berisha, por pushtetin e kishin mbi burgosjen dhe vrasjen, por nuk bënë as gjysmën e korrupsionit të drejtorëve të Ramës.

Unë me dhimbje e kam thënë, por dua të them të gjithnjë të vërtetën. Të vërtetën do e them. Anëtarët e byrosë politike ishin xhelatë. Po. Ata pushtetin e kishin mbi burgosjen, vrasjen, ekzekutimet. Por ama korrupsioni i tyre, si korrupsion, si plaçkitje ndaj qytetarëve për interesa të tyre, për 46 vite të marra së bashku u garantoj se nuk bëhen as gjysma e ‘5D’, drejtorëve të Tiranës. Jo nuk bëhet, nuk mund të imagjinohet.

Merrni vetëm hotelin 20 katësh, që sot janë të lirë drejtorët. I liruan nga burgu, drejtorët që kishin praktikuar skemën më të turpshme të vjedhjes së qytetavëre. Paraqiteshin në tendera që i organizonin vetë dhe i merrnin vetë. Pra sot armiqtë më të egër të qenies shqiptare, janë ata që vjedhin pasuritë e tyre, plaçkishin fondet e tyre.

E kam thënë dhe e them. Sot Shqipëria ka nevojë për një transformim edhe shumë më të thellë se në 1991. Po, ua them unë. Në 1991 me një dekret kam përjashtuar nga detyra 4300 punonjës të Sigurimit të shtetit. Kaq ishin. Në 1991 ishte një organigramë e shtetit e cila i merrte shpirtin qytetarëve në kuptimin e peshës ekonomike. Dhe të gjitha ato u bënë reforma. Mund të ju kujtoj ju vetëm ushtrinë. Ushtria kishte të regjistruar 380 mijë, por kur vinte puna në një divizion kishte 1100 oficerë dhe 800 ushtarë. Pra u bënë reforma shumë të thella”-tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB