Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse Megjithëse në protestën e të dielës përsëri u përdorën molotovë, Sali Berisha thotë se ishte paqësore.
Kur u pyet për qëndrimin e Ambasadës Gjermane që dënoi dhunën, Berisha e kishte një përgjigje edhe pse në asnjë moment nuk e përmendi emrin e përfaqësisë së Berlinit.
“Nuk jemi në kushtet e një vendi me demokraci. Jemi në kushtet e një vendi që ka humbur, është zhytur thellë në një autokraci elektorale, apo diktaturë autoritare. Megjithatë, ne nuk bëjmë thirrje dhe jemi kundër protestave të dhunshme, ne jemi për kryengritjen paqësore, jemi përcaktuar për këtë”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha u shfaq i kënaqur për publicitetin që mori edhe kjo protestë me molotov në mediat ndërkombëtare.
“Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat ndërkombëtare është protesta e qytetarëve shqiptarë ndaj regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Dhe këto lajme, të përhapura në mediat më të mëdha të botës, të transmetuara dhe të ritransmetuara nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare dhe gazetat më të mëdha e rrjetet televizive, janë mbrojtja e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, mbrojtja e dinjitetit të Shqipërisë”, tha kreu i PD.
Berisha paralajmëroi vijimin e protestave kur tha se “beteja demokratëve do të njohë vetëm rritje ajo do të përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do të jetë e pandërprerë”.
Top Channel