Liverpool, Arne Slot për sfidën me Manchester City: Do të tregojë se në çfarë pike jemi
Merkatoja e Napolit mund të mos jetë mbyllur ende dhe shansi i madh mund të vijë nga futbollistët pa kontratë. Pasi u çlirua nga çdo detyrim kontraktual me Chelsea, Raheem Sterling është në kërkim të një skuadre të re për të rinisur karrierën dhe kampionët e Italisë duket se po e vlerësojnë këtë opsion.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, sulmuesi anglez ka nisur tashmë bisedimet me Napolin me futbollistin që ka shfaqur gatishmërinë për të reduktuar pretendimet e tij financiare. Për më tepër, Sterling te Napoli do të takohej përsëri me Kevin De Bruyne me të cilin ka luajtur për 7 sezone te Manchester City dhe janë shumë miq. Mesfushori belg aktualisht është jashtë fushave të lojës pas operacionit të kryer, por mund të jetë një ‘sponsor’ në realizimin e këtij operacioni.
Paga mbetet nyja për t’u zgjidhur. Nuk është hera e parë që emri i Sterling lidhet me atë të Napolit, por vetë Manna deklaroi me me kushtet aktuale financiare ky operacion është i pamundur për t’u realizuar. Sterling te Chelsea përfitonte 19. milionë euro në vit, një shifër kjo e paarritshme për arkat e klubit napoletan si dhe për çdo klub tjetër në Itali.
Sipas gazetarit të specializuar të merkatos Fabrizio Romano, sulmuesi i është vetëofruar disa herë Napolit, por ky i fundit bëri zgjedhje të tjera. Por nëse futbollisti është gati të reduktojë pagën e tij, atëherë kampionët e Italisë mund ta rimendojnë këtë opsion për t’i dhuruar kështu Antonio Contes një përforcim të nivelit të lartë për të mbyllur kampionatin mes 4 më të mirave ose edhe me diçka më shumë.
Top Channel