Benzema si në përralla, shënon 3 gola në debutimin e tij me Al Hilal
Juventus pa që në Bergamo të sfumohej objektivi i parë dhe ndoshta më i lehtë për t’u arritur i këtij sezoni. Humbja e rëndë e pësuar nga Atalanta në Kupën e Italisë njollos një paraqitje në përgjithësi pozitive ku mungoi elementi më i rëndësishëm, goli dhe trajneri Luciano Spalletti analizon ndeshjen e skuadrës së tij
‘Ata ishin më të zotët në momentet vendimtare-tha Spalletti-munguan zgjedhje të rëndësishme në momente kyçe. Kemi ndonjë difekt, por jemi një skuadër. është e nevojshme të njohim momentet dhe të jemi të saktë. për mendimin tim arritja e një niveli të caktuar të lojës është gjithnjë meritë e të gjithë grupit, për mënyrën si stërviten dhe si arsyetojnë e mendojnë. Ne kemi ndonjë difekt, siç i kanë edhe skuadrat e tjera, por jemi një skuadër dhe është e rëndësishme të kuptojmë këto momente që bëhen vendimtare, të jemi më precizë, sepse po të bësh bilancin e situatave, rezultati është i gënjeshtërt’
Një moment i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje ishte penalltia e akorduar në favor të Juventusit që zhbllokoi sfidën, një episod për të cilin foli edhe vetë Spalletti.
‘Është penallti sepse është penallti, e prek topin me dorë-tha trajneri i Juventusti-mua më interesojnë të tjera gjëra, puna ime është ndryshe. Ky është motivi për të cilin thuhet…luhet ndeshja këtej, andej, kur luan këtej, kur je në mbrojtjes, ka shumë rreziqe të tilla. Ja se pse them është më mirë që të qëndrosh jashtë zone. Ky është një prej motiveve. Kapesh në situata të tilla që të kthejnë përmbys gjithë ndeshjen, gjëja më e vështirë për mua është që nesër të bëj djemtë të besojnë atë që ndodhi realisht në këtë ndeshje, atë që është rezultati i sfidës, komentet që do të jenë, notat që do të marrim. Ajo që bëhet vërtet e vështirë dhe thelbësore është t’ia dal mbanë që të bëj që ata të pranojnë se cilat ishin sjelljet reale’
Top Channel