Vjen konfirmimi, Kombëtarja U17, dy ndeshje miqësore në muajin mars
05/02/2026 19:36
Kombëtarja shqiptare e U17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars dhe tashmë dihet edhe skuadra kundërshtare.
Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se në të dyja ndeshjet miqësore kundërshtarja e kuqezinjve të vegjël të Armand Damës do të jetë Letonia.
Qeveria e futbollit shqiptar tashmë e ka arritur marrëveshjen me Federatën Letoneze për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në 26 dhe 28 mars. Ato që mbeten për t’u përcaktuar në këtë pikë janë stadiumu dhe oraret e zhvillimit të sfidave.
Këto dy ndeshje miqësore me Letoninë do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në përbërjen e Kombëtares U-17.
Top Channel