Mbrëmjen e 4 shkurt Partizani festoi 80 vjetorin e krijimit të tij duke u shndërruar në një klub legjendar të futbollit shqiptar. Ishte një mbrëmje që mblodhi figura të rëndësishme të sportit, ish futbollistë legjendarë që kanë gdhendur emrin e tyre në librin e historisë së Të Kuqve.

Presidenti i klubit kryeqytetas mbajti fjalën e tij teksa vuri në dukje premtimin e bërë përpara 10 viteve për kompleksin, por pa harruar t’i bëjë një apel politikës për Ligjin e sponsorizimeve

‘Para 10 vitesh dhashë premtimin se do të kishim një stadium, dhe ky premtim është mbajtur duke u kthyer në realitet-tha ndër të tjerat presidenti i Partizanit- Me ndihmën e qeverisë shqiptare, ato karakatinat që patë gjatë rrugës kur erdhët këtu do të bëhen terrene sportive për të ardhur në ndihmë të brezave të rinj. Dua të evidentoj ndihmën e familjes, si dhe partneritetin e Federates dhe qeverisë. Akademia është kthyer në një burim, këto shkolla akademia për të rinjtë nuk bëhen vetëm nga ne biznesmenët, por kjo kërkon ndihmën e politikanëve ku vlen të theksohet ligji i sponsorizimeve. Edhe Kosova është para nesh. I bëj thirrje kryeministrit ta bëjë premtimin realitet, ne kemi qenë para Kosovës dhe tani jemi pas. Prej kohës së Skënderbeut të Korçës, asnjë klub nuk ka dalë në Europë ndërsa në Kosovë po dalin shpesh sepse kanë më shumë buxhet. Ju përshendes dhe faleminderit për pjesëmarrjen’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB