Hansi Flick nuk i fsheh ambiciet: Jemi Barcelona, do të luftojmë për të gjithë trofete
Përpara 10 vitesh, bëri surprizën duke fituar titullin në Premier League nën drejtimin e Claudio Ranierit, sot Leicester rrezikon të bjerë në Divizionin e Tretë të futbollit anglez. Kjo sepse klubi u penalizua me heqjen e 6 pikëve për thyerje të normave financiare.
Leicester që sezonin e kaluar zbriti nga Premier League, në Championship, pas këtij vendimi zbret në vendin e 20 dhe qëndron jashtë zonës së rënies nga kategoria vetëm falë golavarazhit. Një Komision i pavarur zbuloi se Leicester e kishte kaluar kufirin e parashikuar nga normat financiare për 3-vjeçarin deri në sezonin 2023/24 kur u ngjit në Premier League, me rreth 21 milionë paundë(mbi 24 milionë euro). Në 3 sezonet nga 2021/22 deri në 2023/24, klubi ka regjistruar humbje prej më shumë se 200 milionë paundë(230 milionë euro).
Në një deklaratë të tij, klubi i Leicester e përshkroi këtë sanksion si jo proporcional sepse nuk mori parasysh faktorët lehtësues që u paraqitën. Leicester nuk ka një trajner fiks që pas shkarkimit të Marti Cifuentes muajin e kaluar dhe ka humbur 4 ndeshjet e fundit në kampionat duke detyruar tifozët të shohin me nostalgji të kaluarën për të mos u përballur me të tashmen gri. Pas fitores së FA Cup në 2021, Leicester në 2023 ra në Championship për t’u ngjitur menjëherë në Premier League nën drejtimin e Enzo Marescas. Por një tjetër rënie nga kategoria krijoi edhe krizën aktuale.
Top Channel