E pabesueshme, arbitrit i vjedhin telefonin dhe portofolin gjatë ndeshjes…ndërhyn policia
Cristiano Ronaldo këtë të enjte feston 41 vjetorin e tij të lindjes dhe me këtë rast portugezi i dha fund grevës së tij duke u kthyer në stërvitje me Al Nassr. Karriera e portugezit ka qenë dhe është ende e jashtëzakonshme duke qenë se është ende në aktivitet me sulmuesin që vijon të regjistrojë shifra të frikshme.
Shifrat e Cristiano Ronados. Me 1308 ndeshje të luajtura dhe numrin e pabesueshëm të 961 golave të shënuar, Ronaldo është ndër shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Në palmaresin individual ai ka 5 Topa të Artë dhe 4 Këpucë të Arta, por ai ka një aftësi që të rishkruajë statistikat në çdo kompeticion dhe kjo e bën atë unik
Mbreti i Ligës së Kampioneve dhe Kombëtareve. Lidhja mes Ronaldos dhe Champions League është në kufijtë e perfektes. Portugezi ka rekordin për numrin e ndeshjeve, golave dhe asisteve në historinë e turneut. Ishte i pari që kaloi kufirin e 100 golave të shënuar në kompeticion duke dominuar në çdo fazë; nga grupet te finalet duke regjistruar një seri pafund tregolëshash dhe golash radhazi. Edhe me fanelën e Portugalisë, impakti i tij është i paprecedentë; shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipet kombëtare, rekord të fgolave dhe asisteve në Evropianë, rekordin e golave të shënuara në kualifikueset evropiane në fasat finale të kompeticioneve madhore
Golashënuesi i parë ‘global’. Përvec rekordeve me Realin e Madridit, ku është shënuesi më i mirë në historinë e Los Blancos, Cristiano Ronaldo ka qenë futbollisti i parë që është shpallur golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshëm dhe që ka shënuar mbi 50 gola në secilin prej tyre. Nga Premier League(Manchester United) te La Liga(Real Madrid), nga Serie A(Juventus) te Saudi Pro League(Al Nassr), ‘firma’ e Ronaldos nuk ka njohur kufij me futbollistin që është konfirmuar si shënuesi më prolifik në historinë e futbollit botëror.
Top Channel