Atalanta i dha një goditje të fortë Juventusit teksa e eliminoi në çerekfinale të Kupës së Italisë duke e mundur me rezultatin 3-0.

Ishte një ndeshje e interpretuar mjaft mirë nga skuadra bergamaske sidomos në pjesën e dytë, me të besuarit e Palladinos që ishte më efektive pasi i shfrytëzoi më mirë rastet që krijoi në fushën e lojës. Në këtë ndeshje Berat Gjimshiti ishte titullar me kapitenin e kombëtares shqiptare që ishte ndër futbollistëve me notën më të lartë.

Kështu sipas portalit të njohur ‘Sportmediaset’, Berat Gjimshiti mori notën 7. ‘Paraqitja e zakonshme si mbrojtës solid dhe i vëmendshëm, është nga ata që i bëjnë trajnerët të flenë të qetë. Jetësore një ndërhyrje e tij në fillimin e pjesës së dytë për të evituar golin’-shkruante ‘Sportmediaset’.

Ndërsa portali i specializuar ‘Sofascore’ i ka dhënë Berat Gjimshitit një notë pak më të lartë teksa e ka vlerësuar me 7.3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB