Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula ishin pjesë e një aktiviteti të veçantë, edukativ dhe motivues të Elite Youth Development Academy.

Dy ish futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një bashkëbisedim me lojtarët e akademisë teksa treguan për karrierën e tyre profesionale, sfidat me të cilat u përballën, ndërkohë që vunë në dukje edhe rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm në cdo fazë të zhvillimit sportiv.

Por jo vetëm kaq, Xhaka dhe Gjasula nënvizuan në të njëjtën kohë edhe rëndësinë e të qenit korrekt, të disiplinës dhe të punës së vazhdueshme teksa këshilluan dhe inkurajuan të rinjtë që të shfrytëzojnë në maksimum këtë akademi dhe proceset stërvitore dhe edukative që ofron ajo

Gjatë vizitës zhvilluar në akademi, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula nuk u përqendruan vetëm në aspektin teorik, por ata iu bashkuan fëmijëve edhe në lojëra të ndryshme dhe duke i shoqëruar ata në rutinën e përditshme të akademisë për të krijuar një eksperiencë ndryshe me të rinjtë që patën mundësinë të të mësojnë nga afër përmes shembullit.

Kjo iniciativë përforcon misionin e Elite Youth Development Academy dhe FSHF-së për të investuar jo vetëm në zhvillimin sportiv, por edhe në formimin njerëzor të futbollistëve të rinj, duke sjellë pranë tyre figura që kanë përfaqësuar me dinjitet futbollin shqiptar në nivele të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB