Kupa e Italisë/Inter thyen Torinon, kualifikohet në gjysmëfinale
Erling Haaland dhe Mohamed Salah janë futbollistët që kanë paguar taksat më të larta në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.
Kjo është ajo që publikon Sunday Times Football Tax List sipas së cilës, sulmuesi norvegjez i Manchester City, që është kontribuesi më i ri në këtë listë, 25 vjeç, është në krye të saj teksa derdhi rreth 20 milionë euro në arkat e organeve tatimore britanike në 12 muajt e fundit që janë tatimi i pagës fikse prej 580 mijë euro në javë, ndërkohë që ai ka paguar edhe 11.5 milionë euro të tjerë nga të drejtat e imazhit dhe bonuset.
Në vendin e dytë figuron sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah me një kontribut fiskal prej rreth 17 milionë eurosh. Si Haaland ashtu edhe Salah janë edhe në Top 100 të kontribuesve më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar përsa iu përket taksave duke u pozicionuar respektivisht në vendin e 72 dhe të 81 bashkë edhe me emra të njohur të artit, sportit apo biznesit si Harry Styles, Anthony Joshua apo JK Roëling.
Pas Haaland dhe Salah, klasifikimin e futbollistëve që kanë paguar më shumë taksa janë Casemiro, mesfushori i Manchester United dhe Raheem Sterling që e mbylli me konsensus kontratën e tij me Chelsea respektivisht me 12.5 dhe 11.25 milionë euro
Me vetëm 120 mijë euro më pak pas Sterling është mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ndërsa dy portugezët Bruno Fernandes (Manchester United) dhe Bernardo Silva (Manchester City) janë në listën e kontribuesve fiskalë me rreth 10.45 milionë.
Top Channel