Gjykatësi Sportiv sanksionoi Interin me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe bëri edhe një paralajmërim specifik pas hedhjes së një lënde plasëse nga një tifoz që goditi portierin e Cremoneses, Emil Aduero.

Ky është vendimi i marrë në aspektin sportiv pas atij të Ministrisë së Brendshme Italiane për të ndaluar transfertat e tifozëve zikaltër deri në 23 mars. Gjoba prej 50 mijë eurosh është shifra maksimale me të cilën mund të sanksionohet një klub.

Në komunikatën zyrtare të Gjykatësit Sportiv theksohet se Interi u gjobit pasi tifozët e tij gjatë ndeshjes hodhën objekte të ndryshme piroteknike dhe sidomos për faktin se shpërthimi në minutën e 3 të pjesës së dytë i një lënde plasëse pranë një futbollisti të skuadrës kundërshtare shkaktoi tronditjen e këtij të fundit dhe ndërprerjen ndeshjes për 3 minuta

Në rast se një episod i ngjashëm do të përsëritet atëherë sanksioni ndaj Interit do të jetë zhvillimi i një apo më shumë ndeshje pa praninë e tifozëve në 1 apo më shumë sektorë, ose zhvillimi i një apo 2 ndeshjeve me dyer të mbyllura, ose me skualifikimin e fushës për një apo më shumë ndeshje ose në një kohë të përcaktuar deri në 2 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB