Në 4 shkurt të 1946 u themelua një prej klubeve që do të gdhendnin fort emrin në historinë e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Partizanin që këtë të mërkurë feston 80 vjetorin e tij të krijimit, një klub që ka fituar trofe të shumtë, por edhe që është nderuar me çmime si ‘Nderi i kombit’ apo ‘Legjenda e Futbollit shqiptar’

Në 80 vjet të historisë së tij të lavdishme, Partizani ka fituar 17 herë titullin kampion i Shqipërisë, i fundit përpara 3 viteve, 15 herë Kupën e Shqipërisë, 3 herë Superkupën e Shqipërisë.

Por jo vetëm kaq, Partzani është i vetmi klub shqiptar që ka në palmaresin e tij një trofe ndërkombëtar, trofeun e kampionit të Ballkanit të fituar në vitin 1970, ndërkohë që kjo skuadër ka fituar edhe 2 medalje argjendi në Spartakiadat e Leipzig dhe Hanoit në 1958 dhe 1963

Po kështu Partizani është edhe i pari klub që ka përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion evropian me Të Kuqtë që rezultatin më të mirë në këtë pikë arritjen më të madhe kanë arritjen deri në fazën e playoffit në Conference League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB