Lorenzo Insigne prezantohet te Pescara, por nuk harron ish skuadrën e tij: Te Napoli do të luaja edhe falas…

04/02/2026 15:39

Lorenzo Insigne ka bërë prezantimin e tij si futbollist i Pescarës ku u kthye pas 14 viteve. Sulmuesi italian në konferencën e tij për shtyp foli për shumë tema duke nisur nga gjendja e tij dhe bisedën që ka pasur me trajnerin Zeman

‘Jam mirë, po stërvitem me skuadrën dhe kam një tabelë të personalizuar-tha Insigne-doja të luaja ndonjë minutë edhe ndaj Mantovas. Shpresoj që ndaj Cesenas të kem minuta në fushë. Besoj te mbijetesa në kategori dhe duam që t’ua bëjmë këtë dhuratë  tifozëve. Kam folur me Zeman, ishte i kënaqur për kthimin tim te Pescara dhe më tha: ‘Më argëto’. Për mua ishte si një baba i dytë’

Ndërsa në një intervistë për Radio Kiss Kiss, Lorenzo Insigne foli për mundësinë e rikthimit te Napoli

‘Përpara 20 ditësh me mori në telefon agjenti im dhe më tha se ishte kontaktuar nga Drejtori Sportiv Manna dhe mund të kishte një mundës, por mua ndërkohë më kishte kërkuar Pescara-tha Insigne-agjenti im i shpjegoi presidentit Sebastiani së ishim në kontakte me Napolin, nëse nuk do të konkretizohej kjo, do të pranoja Pescarën. Kur më kontaktoi Napoli, nuk fjeta gjithë natën, doja të mbyllja karrierën te kjo skuadër. I thashë agjentit tim se isha gati të kthehesha edhe gratis sepse ishte një ëndërr. Por ata më pas bënë zgjedhje të tjera, tani shpresoj të ndihmoj Pescarën që të sigurojë qëndrimin’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB