Paul Pogba, telashet nuk kanë të sosur; jashtë fushave të lojës pa afat dhe Monaco e heq nga lista e Champions
Interi është skuadra e parë gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë. Në U Power Stadium të Monzas, skuadra e Chivu eliminoi në çerekfinale Torinon të cilën e mundi me rezultatin 2-1.
Në pjesën e parë Interi ishte dominues në fushën e lojës por rezultatin, zikaltrit e zhbllokuan vetëm në minutën e 35 me golin e Bonny duke marrë avantazhin në 1-0 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.
Me t’u kthyer në fushën e lojës pas pushimit, Interi gjeti shumë shpejt edhe golin e dytë dhe këtë radhë ai që shënoi ishte Diouf që shfrytëzoi në maksimum asistin e Marcus Thuram dhe me rezultatin 2-0. Torino reagoi dhe pati 2-3 momente të mira për të shkurtuar diferencën në 2-1 dhe për të rihapur llogaritë e sfidës, por pa sukses. Në minutën e 57 skuadra granata arriti të gjejë rrugën e rrjetës me golin e Kulenovic duke e cuar rezultatin 2-1 që e riktheu atë në lojë.
Por në minutat në vazhdim historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan dhe rezultati mbeti 2-1 për Interin që shkruan emrin mes 4 më të mirave të kompeticionit.
Top Channel