Pep Guardiola jo pak herë e ka cuar vëmendjen përtej futbollit, gjë që e bëri edhe këtë radhë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës mes Manchester City dhe Newcastle.

Trajneri katalanas i Citizens foli gjatë për konfliktet aktuale dhe viktimat civile duke shfaqur një përfshirje emotive që rrallë shihet në prag të ndeshjeve. Në ndërhyrjen e tij Guardiola citoi luftrat në Ukrainë, Gaza dhe Sudan për të çuar diskutimin e tij te vrasja e Renée Good dhe Alex Pretti nga ana e agjentëve të ICE në Minneapolis.

‘Shikoni çfarë ndodhi në SHBA; Renée Good e Alex Pretti u vranë. Të vrasësh mijëra persona të pafajshëm? Më dhemb-tha Guardiola-nuk e kuptoj si mund të mos prekesh kur shikon këto imazhe cdo ditë, këta baballarë, këto nëna, këta fëmijë, këto jetë të shkatërruara dhe askush të mos ndjejë as keqardhjen më të vogël. Më vjen keq, por nuk mundem’

Dhe më pas Guardiola përmendi rolin e medias dhe përgjegjësisë kolektive.

‘E vlerësoj që më bëhet kjo pyetje për herë të parë në 10 vjet-tha Guardiola-duket se median nuk e lejojnë të bëjë punën e saj. Po a është dikush që sheh këto imazhe në të gjithë botën, luftrat, dhe mbetet i palëkundur?’

Guardiola e mbylli argumentimin e tij duke thënë: ‘Nuk bëhet fjalë për të pasur të drejtë apo jo. Kurrë më parë në historinë e njerëzimit nuk kemi pasur këto informacione të ekspozuara kaq qartë si aktualisht. Këto janë problemet tona si qenie njerëzore’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB