Paul Pogba, telashet nuk kanë të sosur; jashtë fushave të lojës pa afat dhe Monaco e heq nga lista e Champions
Do të jetë Manchester City ai që do të përballet me Arsenalin në finalen e Carabao Cup(Kupa e Ligës). Skuadra e Citizens eliminoi në gjysmëfinale Newcastle duke e mundur edhe në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium me rezultatin 3-1.
Manchester City, që kishte fituar edhe sfidën e parë në St.James Park, e mbylli përfundimisht çështjen e kualifikimit praktikisht që në pjesën e parë.
Vetëm 7 minuta i mjaftuan skuadrës së Guardiolës për të zhbllokuar rezultatin me golin e Marmoush për të marrë avantazhin në 1-0, një rezultat që i jepte qetësinë absolute skuadrës së Citizens. Në minutën e 29 ishte sërish Marmoush që ndëshkoi Neëcastle teksa shënoi edhe golin e dytë, një gol që 3 minuta më vonë u shoqërua nga ai Reijnders që coi rezultatin në 3-0. Newcastle nga ana e tij i pati mundësitë për të shënuar të paktën 1 gol në 3 raste, por portieri Trafford e mbajti portën e tij të paprekur.
Në minutën e 62, Newcastle me anë të Elangës më në fund arriti të mposhtë portierin Trafford për të shkurtuar diferencën në 3-1 njw rezultat qw mbeti i tillw deri nw fund me Manchester City që do të luajë në finalen e 22 marsit me Arsenalin.
Top Channel