Partizani mbush 80 vjeç, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Këtë radhë nuk kishte hedhje në tokë të xhaketës, por Massimiliano Allegri ishte tejmase i zemëruar në mbrëmjen e së martës në Dall’Ara. Milani i tij zhvilloi një prej ndeshjeve më të mira në kampionat dhe fitoi me autoritet ndaj Bolognas me kuqezinjtë që nuk njohin humbje që pas asaj me Cremonesen në javën e parë dhe që kanë arritur në kuotën e 50 pikëve pas 23 raundesh në Serie A.
Por kush ishte në stadiumin e Bolognas tregon për një trajner të zemëruar sidomos pas golit të Rabiot që mbylli llogaritë e sfidës. Shumë të bërtitura dhe me decibel në nivelet më të larta për të mbajtur tensionin në skuadër sepse Allegri flet gjithnjë për vendin e katërt, por thellë-thellë ai beson në një përmbysje të diferencës së pikëve me Interin dhe e di shumë mirë se kjo skuadër jep më të mirën vetëm nëse është e përqendruar 100%, nëse e mban mendjen vetëm te ndeshja në cdo episod dhe te cdo top.
Edhe me rezultatin 3-0, sidomos me rezultatin 3-0, nuk duhet ulur kurrë tensioni sepse për të tentuar me të vërtetë fitoren e titullit duhet të qëndrosh me këmbë në tokë dhe me mentalitet të fortë
Allegri, ‘rekord’ pas 23 javëve. Vetëm Milani i Piolit(49) i është afruar kuotës së 50 pikëve që arriti skuadra e Allegrit. Në vitet e fundit, kuqezinjtë kishin grumbulluar shumë më pak pikë dhe kjo tregon shumë për impaktin të ka pasur trajneri livornez në skuadrë. Për të gjetur një sezon ku Milani ka grumbulluar të paktën 50 pikë në këtë pikë të kampionatit duhet të kthehemi shumë prapa në kohë në sezonin 2003/04. Në atë kohë në pankinë ishte Carlo Ancelotti që më pas fitoi edhe titullin.
Top Channel