Mateta s’mundi të vijë te Milan, Igli Tare: Ishte për shkak të një problemi fizik
Massimiliano Allgri i gëzohet fitores me Bologna, por i jep një mesazh futbollistëve të tij. Në një intervistë për DAZN, trajneri në përfundim të ndeshjes bëri një analizë të suksesit të skuadrës së tij ku diferencën e bënë sulmuesit
‘Janë futbollistë me shumë kualitet-tha Allegri-ishte një ndeshje që duhej marrë seriozisht, prapa u afruan shumë. Një tjetër transfertë ndaj një Bologne të rrezikshme, djemtë u treguan të zotët në të dyja fazat, si në atë mbrojtëse dhe atë sulmuese’
Në Bologna u pa një skuadër e saktë dhe e pastër në aspektin teknik, element që Allegrit i jep gjithnjë kënaqësi.
‘Ishte një ndeshje e mirë, mund të bënim më mirë në menaxhimin e topit dhe në manovrat më precize dhe vendimtare-shtoi Allegri-sonte luajtëm mirë sepse Loftus-Cheek e Nkunku bënë mirë. Ishte e rëndësishme të arrinim në 50 pikë sepse objektivi ynë është të mbetemi me 4 më të mirave. Kur rezultati ishte 3-0, djemtë vijuan të luanin si grup. Gjithnjë është mirë kur nuk pëson gol’
Më i rëndësishëm avantazhi 7 pikë ndaj Romës apo 5 pikë pas Interit në krye? Allegri nuk ka dyshime.
‘Është më e rëndësishme të shohim prapa sepse kampionati është akoma i gjatë, ka akoma shumë pikë për të grumbulluar për të arritur objektivin tonë që është kthimi në Ligën e Kampioneve-shtoi Allegri- ta shijojmë këtë periudhë pushimi dhe të rikuperojmë lojtarë si Leao dhe Pulisic’
Massimiliano Allegri vlerësoi në mënyrë të veçantë edhe mënyrën si u menaxhuan çastet e fundit të sfidës.
‘Ishte e rëndësishme sepse kemi lojtarë të rinj që rrëmbehen pak nga entuziazmi-tha Allegri-në ato momente duhet të mbash topin në gjysmëfushën kundërshtare. Ata që hynë nga stoli bënë mirë, duhet të jemi të kënaqur, t’i gëzohemi fitores, por më pas do të duhet të mendojmë për Pisan dhe fazën e fundit të kampionatit’.
Top Channel