Arsenali është skuadra e parë finaliste e Kupës së Ligës apo sic njihet ndryshe, Carabao Cup. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta eliminoi në gjysmëfinale Chelsea duke e mundur edhe në sfidën e dytë, këtë radhë me rezultatin 1-0.

Topcinjtë e drejtuar nga Mikel Arteta vinin në këtë ndeshje me fitoren 3-2 të marrë në Stamford Bridge dhe kishin 2 rezultate në dispozicion, ndërsa Chelseat i duhej të paktën 1 golë për të rikthyer sfidën në ekuilibër.

Në Emirates Stadium, pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me skuadrat që bënë shumë pak në fushën e lojës teksa në total në 45 minutat e para bënë 6 gjuajtje në portat e tyre respektive, por pa i shqetësuar shumë portierët.

Pak a shumë e njëjta tablo u pa edhe në pjesën e dytë teksa skuadrat e kishin të vështirë për të gjetur golin deri në minutën e 97, kur Kai Havertz ndëshkoi ish skuadrën e tij duke shënuar golin e fitores për Arsenalin që në këtë mënyrë preu biletën për në finale të kompeticionit ku do të presë fituesin e duelit mes Manchester City dhe Newcastle, me skuadrën e Guardiolës që vjen me fitoren 2-0 të sfidës së parë të arritur në St.James Park

Top Channel

DIGITALB DIGITALB