Tani është zyrtare, Rey Manaj e mbyll aventurën e tij në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha fund bashkëpunimit me skuadrën e Al Sharjah, gjë që e konfirmoi vetë klubi teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi për zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me Manajt duke i uruar më pas fat dhe sukses në karrierën e tij në të ardhmen.

Zërat për largimin e Rey Manajt nga Al Sharjah qarkullonin prej javësh, por tani u konfirmua gjithçka me futbollistin që në këtë mënyrë hoqi dorë nga një kontratë prej 3.9 milionë eurosh në mënyrë që të largohej. 

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Rey Manaj dhe cili do të jetë destinacioni i tij që do të jetë sërish Turqia me sulmuesin që pritet të kthehet te skuadra nga e cila edhe u largua Sivasspor…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB