‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Besiktas.
Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk që më pas konfirmoi se futbollisti i kreu edhe vizitat mjekësore duke nisur nga testet kardiologjike tek ato nën sforcim duke konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.
Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk. Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar për 12-13 milionë euro.
Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, me këtë të fundit që ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit që është transferuar te Trabzonspor me huazim.
Top Channel